Programi i Trajnimeve
Një personel i trajnuar mirë dhe profesionist ndihmon në mbajtjen e një standardi të lartë të cilësisë, në vazhdimësi.
TMC, përveç shërbimeve të Konsulencës dhe Auditimit te Brendëshëm ju ofron organizatave dhe individëve, Trajnim profesional në disa programe:
Programi i Certifikimit të Personave
Programi i Kualifikimit dhe
Kurset Online.
Per disa nga këto programe trajnimi, TMC ka trajnere te kuaifikuar per ti ofruar ato bazuar ne kurrikulat e Quality Austria.
Temat përfshijnë një gamë të gjerë trajnimesh për aktivitete dhe sektorë të ndryshëm:
- Trajnime mbi Kërkesat e Standardeve të Sistemeve të Menaxhimit:
- Menaxhimi i Cilesisë (ISO 9001)
- Menaxhim Mjedisor (ISO 14001)
- Menaxhimi i Sigurisë Ushqimore SMSU (HACCP, ISO 22000),
- Menaxhimi Sigurisë dhe Shendetit ne Pune SMS&SP (ISO 45001:2018)
- Sigurimi i Cilesise ne Laborator (ISO 17025, ISO 15189)
- Menaxhimi i Energjisë (ISO 50001)
- Menaxhimi i Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Biznesit (ISO 27001:2013, ISO 22301)
- Menaxhimi i Sherbimeve IT (ISO 20000-1:2018)
- Trupat Certifikues dhe Inspektues (ISO 17020, ISO 17021, ISO 17024)
- Menaxhimi i Sigurisë së Trafikut Rrugor (ISO 39001)
- Menaxhimi i Riskut (ISO 31000, FMEA)
- Modeli i Ekselencës ne Biznes (EFQM Model)
- etj.
- Trajnim mbi njohjen si AUDITOR (në përputhje me ISO 19011)
- Trajnim mbi Legjislacionin Shqiptar (siguria ushqimore, mjedisi, siguria dhe shëndeti në punë, etj.).
- Trajnim mbi tema të tilla si: Standardet Organike (standarde kombëtare/ndërkombëtare), Treguesit Gjeografikë të BE-së.
- Trajnime “në-shtëpi”, të përshtatur me nevojat e klientit.
Jo vetëm kompanitë, por edhe profesionistët e pavaruar mund të gjejnë mundësinë për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe fushën e aktivitetit ku ushtrojnë profesionin, falë kurseve tona profesionale të specializuara.