TMC Training Management Consulting si lider në fushën e konsulencës për sistemet e menaxhimit në Shqipëri ka ofruar ekspertizën e saj në projektin për krijimin e një Udhëzuesi që ndihmon SME-të (ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme) në implementimin e Standardit ISO 27001 për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit.

Tema të lidhura

ISO/IEC 27001 është standardi që ofron kërkesat për për një sistem menaxhimi të sigurisë së informacionit (SMSI).

Përdorimi i këtij standardi e ndihmon organizatën të mbaj dhe menaxhoj në mënyrë të sigurtë asetet e informacionit, si informacion financiar, pronë intelektuale, të dhëna personale të punonjësve apo  informacion që ju është besuar nga palë të treta. Më tepër …

Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) është dizenjuar për të harmonizuar ligjet e privatësisës së të dhënave nëpër Evropë, për të mbrojtur dhe fuqizuar privatësinë e të dhënave të të gjithë qytetarëve të BE-së dhe për të riformuluar mënyrën se si organizatat nëpër Evropë i qasen privatësisë së të dhënave. Nenet kyçe të GDPR dhe informacioni mbi impaktin e biznesit mund të gjenden në këtë faqe.

ISO/IEC 20000 është një standard për sistem menaxhimi shërbimi (SMS). Ai specifikon kërkesat që një ofrues shërbimesh të planifikojë, themelojë, ndërtojë, përdorë, monitorojë, rishikojë, mirëmbajë dhe të përmirësojë një SMS. Kërkesat përfshijnë dizenjimin, tranzicionin, dërëzimin dhe përmirsimin e shërbimeve për të përmbushur kriteret e dakordësuara të shërbimit. Më tepër …

Projekti është iniciuar nga European DigitalSME Alliance (Digital SME), si pjesë e Small Business Standards (SBS), që është organizata e krijuar nga Komisioni Evropian, me qëllim për të mbrojtur interesat e SME-ve evropiane.

TMC ka qenë e privilegjuar të përfaqësojë Shqipërinë në këtë iniciativë të KE, nëpërmjet Z. Ermal Çifligu  si një nga kontribuesit kryesor të përvojës shumëvjeçare të TMC, për ndërtimin dhe auditimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Standardit ISO 27001.

“SME-të, që përbëjnë shumicën dërrmuese të bizneseve në Evropë, në përgjithësi nuk i kanë burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore, për të ngritur një Sistem gjithëpërfshirës të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit sipas kërkesave të Standardit ISO 27001. Ky Udhëzues i vjen në ndihmë këtyre bizneseve, për të themeluar një sistem menazhimi dhe kontrollet përkatëse të Sigurisë së Informacionit sipas Standardit ISO 27001, me burimet e brëndshme. Për kompanitë që mbajnë dhe përpunojnë informacion në një mjedis zhvillimi si ai në Shqipëri dhe Kosovë, kjo ështe një nevojë thelbësore.” është shprehur Z. Çifligu eksperti i ISO 27001 nga TMC.

EVENTE DHE TAKIME, BRUKSEL

Z. Cifligu punoi se bashku me 12 ekspertë të sigurisë së informacionit nga e gjithë Evropa, të përzgjedhur për të sjellë eksperienca sa më të gjera lidhur me procesin e menaxhimit të sigurisë së informacionit. Grupi i punës, punoi intensivisht për një periudhë 8 mujore, nëpërmjet takimeve në Bruksel dhe kontakteve të vazhdueshme online. Për Z. Çifligu ishte një mundësi për të shkëmbyer ide dhe pikëpamje me kolegë profesionistë të fushës.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ishte dhe pjesëmarrja në takimin vjetor të SBS, që krijoi mundësinë për t’u njohur me disa nga ekspertët evropian më në zë, për sa i përket gjithë gamës së standardeve që TMC ka në fokusin e punës së saj.

Në ketë projekt TMC ka vërtetuar përsëri cilësinë e ekspertizës se saj duke qenë jo vetëm pjese e procesit të konsulencës dhe implementimit por edhe të hartimit te udhëzuesve për te ndihmuar bizneset e vogla e të mesme qe te ndërtojnë me burimet e tyre të brendshme një sistem menaxhimi të sigurisë së informacionit sipas ISO 27001. Eksperienca e fituar nga Z. Çifligu, gjatë këtij projekti, është një vlerë e shtuar për shërbimet e TMC, në tregun vendas dhe të rajonit.

Udhëzuesi i SME-ve për implementimin e Standardit ISO/IEC 27001 mbi Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit mund të lexohet këtu 

Takimi i grupit te punes per krijimin e Udhezuesit, Buksel Tetor 2017