Close

15/03/2018

TMC ofron ekspertizë për krijimin e Udhëzuesit të ISO 27001 për SME-të Evropiane


TMC Training Management Consulting si lider në fushën e konsulencës për sistemet e menaxhimit në Shqipëri ka ofruar ekspertizën e saj në projektin për krijimin e një Udhëzuesi që ndihmon SME-të (ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme) në implementimin e Standardit ISO 27001 për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit.

Projekti është iniciuar nga European DigitalSME Alliance (Digital SME), si pjesë e Small Business Standards (SBS), që është organizata e krijuar nga Komisioni Evropian, me qëllim për të mbrojtur interesat e SME-ve evropiane.

TMC ka qenë e privilegjuar të përfaqësojë Shqipërinë në këtë iniciativë të KE, nëpërmjet Z. Ermal Çifligu  si një nga kontribuesit kryesor të përvojës shumëvjeçare të TMC, për ndërtimin dhe auditimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit në përputhje me kërkesat e Standardit ISO 27001.

“SME-të, që përbëjnë shumicën dërrmuese të bizneseve në Evropë, në përgjithësi nuk i kanë burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore, për të ngritur një Sistem gjithëpërfshirës të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit sipas kërkesave të Standardit ISO 27001. Ky Udhëzues i vjen në ndihmë këtyre bizneseve, për të themeluar një sistem menazhimi dhe kontrollet përkatëse të Sigurisë së Informacionit sipas Standardit ISO 27001, me burimet e brëndshme. Për kompanitë që mbajnë dhe përpunojnë informacion në një mjedis zhvillimi si ai në Shqipëri dhe Kosovë, kjo ështe një nevojë thelbësore.” është shprehur Z. Çifligu eksperti i ISO 27001 nga TMC.

Z. Cifligu punoi se bashku me 12 ekspertë të sigurisë së informacionit nga e gjithë Evropa, të përzgjedhur për të sjellë eksperienca sa më të gjera lidhur me procesin e menaxhimit të sigurisë së informacionit. Grupi i punës, punoi intensivisht për një periudhë 8 mujore, nëpërmjet takimeve në Bruksel dhe kontakteve të vazhdueshme online. Për Z. Çifligu ishte një mundësi për të shkëmbyer ide dhe pikëpamje me kolegë profesionistë të fushës.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ishte dhe pjesëmarrja në takimin vjetor të SBS, që krijoi mundësinë për t’u njohur me disa nga ekspertët evropian më në zë, për sa i përket gjithë gamës së standardeve që TMC ka në fokusin e punës së saj.

Në ketë projekt TMC ka vërtetuar përsëri cilësinë e ekspertizës se saj duke qenë jo vetëm pjese e procesit të konsulencës dhe implementimit por edhe të hartimit te udhëzuesve për te ndihmuar bizneset e vogla e të mesme qe te ndërtojnë me burimet e tyre të brendshme një sistem menaxhimi të sigurisë së informacionit sipas ISO 27001. Eksperienca e fituar nga Z. Çifligu, gjatë këtij projekti, është një vlerë e shtuar për shërbimet e TMC, në tregun vendas dhe të rajonit.

Udhëzuesi i SME-ve për implementimin e Standardit ISO/IEC 27001 mbi Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit mund të lexohet këtu 

Takimi i grupit të punës për krijimin e Udhëzuesit, Bruksel,, Tetor 2017

15/03/2018